Zjarret në shtetin e New Mexicos në SHBA, evakuohen 7000 persona

Amerika

Zjarret në shtetin e New Mexicos në SHBA, evakuohen 7000 persona

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Në shtetin federal Neë Mexico të SHBA-së është vendosur të evakuohen 7.000 persona për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në pyje, transmeton Anadolu.

Sipas kanalit të lajmeve “Koat” me bazë në Neë Mexico, zjarri që shpërtheu në zonën pyjore të fshatit Ruidoso të shtetit u përhap me shpejtësi.

Autoritetet u kërkuan 7.000 njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre pa mbledhur gjësendet e tyre.

Për shkak të zjarreve që u përhapën në një sipërfaqe prej rreth 5 kilometra katrorë, për arsye sigurie është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në një pjesë të fshatit.

Në qytetin Roswell, 121 kilometra larg fshatit u krijuan shumë qendra evakuimi.

Poashtu në fshatin Ruidoso dhe rrethinat e tij është lëshuar një alarm për cilësinë e keqe të ajrit për shkak të tymit të krijuar nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat