Një familje gjen një të porsalindur të braktisur të mbështjellë me peshqir

Amerika

Një familje gjen një të porsalindur të braktisur të mbështjellë me peshqir

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një familje e cila ishte duke ecur në një shteg në Teksas fundjavën që shkoi, gjeti një foshnje të porsalindur të braktisur të mbështjellë me një peshqir.

Foshnja e gjetur mbrëmjen e së shtunës ishte i “sapolindur” me mbetjet e kordonit të kërthizës ende në trup, thanë autoritetet.

Familja thirri menjëherë zyrtarët e urgjencës.

Foshnja ishte në gjendje të qëndrueshme në një spital në Katy, Teksas, tha të shtunën Zyra e Sherifit të Qarkut Harris.

Një burrë i panjohur e kishte lënë foshnjën në një urë të vogël, tha zyra e sherifit, por ata nuk kishin ende një të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat