Mijëra peshq të ngordhur mbeten në lagunën e tharë në Meksikë

Amerika

Mijëra peshq të ngordhur mbeten në lagunën e tharë në Meksikë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 20:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat publikonin sot pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri të Meksikës ku ujërat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të nivelit.

Punonjësit e qytezës së Cuauhtémoc dhe vullnëtarë nisën punë për pastrimin e zonës teksa tremben se mbetjet e peshqve që kanë nisur të dekompozohen, mund të shkaktojnë sëmundje. Zyrtarët thonin se niveli i ujit në lagunës së gjerë  ka rënë me rreth 50%.

“Kur ulet niveli i ujit, ndotësit bëhen më te përqendruar dhe kjo dëmton speciet që jetojnë aty”, tha përfaqësuesja Irma de la Peña Meraz, duke shtuar se dhe uji i mbetur nuk është i cilësisë së mirë.

Shfaqja e peshqve të vdekur kishte nisur prej disa ditësh dhe një erë e rëndë ndjehej në disa zona të liqenit të kthyer thuajse në një kënetë.

Në të gjithë territorin e Meksikës raportohen mangësi të reshjeve dhe temperatura të larta, duke shkaktuar vështirësi që ndjehen dhe në qytete, shkruan rrjeti AFP.

Zyrtarët vendas thonë se sezoni i nxehtë ka nisur prej prillit dhe mund të vijojë deri në tetor, duke shkaktuar sëmundje dhe vdekje prej rritjes së temperaturës, sipas rrjetit francez AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat