Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë – ky ishte mesazhi fundit para se të vritet

Amerika

Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë – ky ishte mesazhi fundit para se të vritet

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 06:31
David Hosier

David Hosier u ekzekutua në Missouri për vrasjen e ish të dashurës dhe bashkëshortit të saj. Ky ishte ekzekutimi i dytë në këtë shtet dhe i shtati për këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

Hosier, i cili gjithmonë është shprehur i pafajshëm, dërgoi mesazhin e fundit “ju lë të gjithëve me dashuri. Tani po shkoj në parajsë. Mos qani për mua. Vetëm bashkohuni me mua kur të vijë koha”.

Ai u shpall i vdekur në orën 18:11 me orën lokale, pasi iu dha një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Bonne Terre, shkruan skynews.

Vakti i fundit i shërbyer atë mëngjes, përfshinte New York Strip Steak, patate të pjekura me gjalpë dhe salcë kosi, tost teksasian, byrek holandez me mollë dhe lëng portokalli dhe qumësht.

Hosier u dënua për vrasjen e Angela dhe Rodney Gilpin në vitin 2009 në Jefferson City.

Kujtojmë se çifti i martuar është vrarë jo shumë larg banesës së tyre. Hetuesit thanë se Hosier ishte në një lidhje romantike me Angela Gilpin dhe ishte zemëruar kur ajo i dha fund lidhjes dhe u pajtua me burrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat