Një tërmet 3.7 Rihter është regjistruar në zonën Bala të Ankarasë rreth orës 19.04 të kësaj të hëne.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 14 kilometrash nën tokë.
Ai është ndier në krahinat përreth.
Deri më tani, sipas mediave vendase, nuk raportohet për dëme materiale.