Dy të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – momenti i shembjes së ballkonit në një klub nate në Meksikë

Amerika

Dy të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – momenti i shembjes së ballkonit në një klub nate në Meksikë

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 12:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ballkon në një klub nate në qytetin meksikan të San Luis Potosí u shemb nga një lartësi prej gjashtë metrash.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe janë lënduar disa të tjerë.

Sekretari i këshillit të qytetit Jorge Hernandez ka thënë se “prania e pakontrolluar e njerëzve në këtë ngjarje ka bërë që një nga kangjellat në katin e tretë të qendrës tregtare Altus të shembet duke shkaktuar këtë tragjedi që u mori jetën dy personave dhe sipas informacioneve që kemi tani janë rreth 15 të lënduar, disa prej tyre seriozisht”.

Sipas raportimeve të mediave, pesë persona janë lënduar rëndë dhe ndodhen në terapi intensive.

Zyrtarët e qytetit thanë se qendra tregtare ku ndodhet klubi është e mbyllur për vizitorët.

Sipas informacioneve paraprake, organizatorët e ngjarjes masive nuk kanë pasur leje për mbajtjen e saj dhe tanimë ka filluar një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat