Tre notarë lëndohen rëndë nga sulmet e peshkaqenëve në Florida

Amerika

Tre notarë lëndohen rëndë nga sulmet e peshkaqenëve në Florida

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Tre notarë në Bregun e Gjirit të Floridës janë sulmuar nga peshkaqenët.

Një gruaje thuhet se i është këputur një pjesë e krahut pasi është kafshuar të premten në Walton County në Floridan veriperëndimore.

Më pak se dy orë më vonë, në një plazh tjetër të Floridës, dy vajza adoleshente ndodheshin në ujë kur u sulmuan, shkruan BBC.

Siç bëjnë të ditur zyrtarët, njëra nga vajzat pësoi lëndime të rënda në pjesën e sipërme të këmbës dhe njërës dorë, ndërsa tjetra kishte lëndime të lehta në njërën nga këmbët.

Është bërë thirrje që notarët në këtë zonë të bëjnë kujdes.

“Ju lutemi notoni me kujdes, respektoni Gjirin, qëndroni të hidratuar dhe kujdesuni për të dashurit tuaj”, bënë thirrje nga South Walton Fire District në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat