Akuza për sulm seksual, arrestohet miliarderi kanadez

Amerika

Akuza për sulm seksual, arrestohet miliarderi kanadez

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:19
Frank Stronach

Miliarderi kanadez Frank Stronach u arrestua nën akuzat për pesë krime, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual, tha policia kanadeze.

Stronach u akuzua nga disa persona për këto krime.

Me vendim të gjykatës, ai u lirua nga paraburgimi me kusht detyrimin me paraqitje para gjykatës.

Për shkak se ky është një rast i profilit të lartë dhe për shkak se policia ka detyrimin për të mbrojtur viktimat, nuk janë dhënë detaje të tjera, sipas një njoftimi të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat