Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, dënohet me 4 muaj burg, reagimi: Asgjë s’do të më mbyllë gojën!

Amerika

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, dënohet me 4 muaj burg, reagimi: Asgjë s’do të më mbyllë gojën!

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 08:05
Steve Bannon

Është dënuar me 4 muaj burg, ideologu populist i krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë amerikan, Steve Bannon, dikur këshilltar me ndikim i ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi u dha nga gjykata të enjten, ndërsa pritet që ai të nisë të vuaj dënimin jo më vonë se 1 korriku.

Dënimi i tij u shqiptua në tetor 2022 për pengim të një hetimi të Kongresit sepse zoti Bannon refuzoi të bashkëpunonte kur u thirr për të dëshmuar për sulmin në Kapitolin federal më 6 janar 2021. Ai u la në fuqi nga një gjykatë apeli më 10 maj 2024.

Mësohet se ai ishte pezulluar pas një apeli nga mbrojtja, por gjyqtari Carl Nichols e hoqi atë pezullim me kërkesë të prokurorisë dhe urdhëroi të pandehurin, 70 vjeç, të paraqitej në burg jo më vonë se 1 korriku.

“Asgjë nuk do të më mbyllë gojën”, ishte reagimi i Steve Bannon teksa largohej nga gjykata, duke parashikuar se “do të fshijmë” zgjedhjet e 5 nëntorit, duke iu referuar republikanëve. Kujtojmë se një tjetër ish-këshilltar i Trump, Peter Navarro, u dënua me katër muaj burg për të njëjtat arsye si Bannon, filloi të vuante dënimin e tij në mars 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat