Shkolla në “bllokim” pasi dy anëtarë të stafit dhe një person i tretë u plagosën në një sulm me thikë në Uellsin Jugor

Amerika

Shkolla në “bllokim” pasi dy anëtarë të stafit dhe një person i tretë u plagosën në një sulm me thikë në Uellsin Jugor

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar pasi dy anëtarë të stafit dhe një person i tretë u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë në Uellsin Jugor.

Policia dhe ambulancat u panë në Ysgol Dyffryn Aman në Ammanford, Carmarthenshire, shkruajnë mediat e huaja.

Klasat thuhet se janë mbyllur dhe të paktën dy ambulanca ajrore janë në vendngjarje.

Shumë nga prindërit që ishin mbledhur jashtë shkollës përqafuan me lotë fëmijët e tyre pasi ata dolën nga shkolla rreth orës 15:20.

Cllr Karen Davies, një zyrtare e shkollës, konfirmoi se kishte ndodhur një goditje me thikë.

Ajo shtoi: “Më kanë thënë se dikush është arrestuar dhe se dy anëtarë të stafit janë goditur me thikë, por nuk kanë asnjë konfirmim se sa të rënda janë lëndimet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat