Tornadot vrasin 19 persona në SHBA, raportohet për dhjetëra persona të tjerë të mbetur nën rrënoja

Amerika

Tornadot vrasin 19 persona në SHBA, raportohet për dhjetëra persona të tjerë të mbetur nën rrënoja

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 23 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot goditën shtetin amerikan të Mississippi mbrëmjen e së premtes.

Një numër më i madh njerëzish mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Moti i keq shkaktoi shkatërrime në disa qytete rurale, ku pemët dhe linjat e energjisë u shkatërruan.

Reshje të dendura shiu dhe breshër në madhësinë e topave të golfit u raportuan në Misisipi.

Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, tha në Twitter se ekipet e kërkim shpëtimit po ofronin mbështetje mjekësore për të prekurit.

Shumë njerëz kanë nevojë për lutjen tuaj dhe mbrojtjen e Zotit sonte. Shikoni raportet e motit dhe jini të kujdesshëm gjatë natës”, shkruante më tej ai

Disa shtete të tjera jugore në Amerikë janë gjithashtu të përgatitur për stuhi të fuqishme.

Banorët e Rolling Fork thanë se një tornado shpërtheu dritaret nga pjesa e pasme e shtëpive të tyre. Njerëz të tjerë u bllokuan në grumbuj rrënojash, ndërsa qytetin e Sharkey, fati i disa efektivëve ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat