Rrëshqitjet e dheut “groposin” shtëpitë në Brazil: Tetë të vdekur, mes tyre 4 fëmijë

Amerika

Rrëshqitjet e dheut “groposin” shtëpitë në Brazil: Tetë të vdekur, mes tyre 4 fëmijë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 18:22
Brazil

Tetë persona, mes të cilëve edhe katër fëmijë, kanë humbur në Brazilin verior pasi përmbytjet shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Shifrat i bënë të ditura autoritetet lokale të vendit ndërsa zjarrfikësit vijojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e shtëpive të “groposura”.

Sipas autoritetit komunal, të paktën 11 shtëpi u zunë nga inertet pas rrëshqitjeve të dheut në lagjen e njohur Jorge Teixeira, e cila është ndërtuar në shpatin e kodrës në perëndim të metropolit më të madh të Amazonës.

“Ekziston ende mundësia që njerëz të jenë të zhdukur, ndaj ne po vazhdojmë kërkimet derisa të sigurohemi se nuk ka njeri nën rrënoja,” u tha gazetarëve nga vendi i ngjarjes kolonel Orleilso Jimenez Muniz, komandant i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve.

Sipas tij, 74 banorëve të zonës u është dashur të largohen nga banesat e tyre. Kujtojmë se në shkurt, rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet rekord vranë të paktën 65 njerëz në një rajon bregdetar të shtetit São Paulo-s.

Në Brazil, 9.5 milionë njerëz jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat