Bajrami i reagon ministrit Murati: Çka do të thuash për shpenzimin e 31 milionë eurove në naftin e veturave zyrtare?

Aktuale

Bajrami i reagon ministrit Murati: Çka do të thuash për shpenzimin e 31 milionë eurove në naftin e veturave zyrtare?

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 17:02
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar një pyetje për ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të cilin ka thënë se cili është komenti i tij pasi 31 milionë euro janë shpenzuar për një vit nga ekzekutivit i vendit në naftin e veturave zyrtare.

Në një postim të lëshuar në Facebook, ajo ka theksuar se këto shifra i ka nxjerrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës.

“Një pyetje publike për Hekuran Muratin i cili sot e paska vendosë me kalu kohën në facebook. Çka ka me thanë ‘ministri i financave’ lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro”.

“Pra, furnizime mjekësore për krejt qytetarët e Kosovës 51 milionë Euro, a veç naftë për vetura zyrtare  31 milionë Euro, (ta kemi të qartë bëhet fjalë për një një vit, jo për një mandat). Në vitin 2019 shpenzimet e karburantit kanë qenë 8.5 milionë Euro RVA (2019), faqe 35, ndërsa norma e inflacionit për këtë produktet 2019-2023 është 22%”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat