“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën e pagdhendur të saj (thënies): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”.
Ishte kjo deklaratë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e cila u bë top temë dy ditët e fundit në Kosovë.
Me këtë shprehje të ashpër, Hovenier po e përcjell mesazhin e mospajtimit të Qeverisë së SHBA-së lidhur me veprimet e ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
E rreth këtyre qëndrimi kryetari i Forumit Intelektual njëherit profesori universitar, Artan Nimani, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se “SHBA ka vendosur që të mos komunikojë me Qeverinë e Kosovës por me popullatën”.
“SHBA-ja është kundër qëndrimeve që Qeveria e Republikës së Kosovës i ndjekë, dhe si e tillë sikur që ka do të ketë pasoja edhe për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.