Njohësi i çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Policia e Kosovës nuk po instrumentalizohet nga Qeveria për veprimet në veri.
Ai ka thënë se ata po kryejnë detyrat sipas ligjit.
“Policia e Kosovës nuk instrumentalizohet ajo i kryen detyrat në bazë mandatit ligjor dhe unë mendoj se nuk do të jetë një dorë e zgjatur e politikës në kuptim të dhënies së detyrave jo ligjore”, ka thënë Ibishi.
Ai duke folur për raportimet se edhe ndaj Policisë së Kosovës janë vendosur masa si pasojë e vperimve në veri, ka thënë se është lajm i mirë që kjo u demantua nga vet policia.
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele në veri kishte thënë se policia po instrumentalizohet.
Në këto zhvillime edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ditë më parë në emisionin “InfoNata” tha se janë duke u vendosur masa edhe nga policisë si rezultat i moskoordinimit të veprimeve në veri nga Qeveria e Kosovës.
Por këto pretendime i ka mohuar Policia e Kosovës por edhe ambasada amerikane.