Deputetja e AAK-së i reagon Korenicës, e kritikon se po e riaktualizon çështjen e shamisë meqë do të marr vëmendje

Aktuale

Deputetja e AAK-së i reagon Korenicës, e kritikon se po e riaktualizon çështjen e shamisë meqë do të marr vëmendje

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:56
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, i ka reaguar kolegut të saj deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, pasi ky i fundit ka thënë se s’do të marrë pjesë në votimet në Kuvend deri të kthehet në shkollë një vajzë me shami nga qyteti i Pejës.

Bytyqi e ka kritikuar Korenciën se po e ngre zërin me vonesë, duke ia kujtuar ndryshimet për Udhëzimin Administrativ që Lëvizja Vetëvendosje i ka premtuar.

Deputetja e AAK-së ka aluduar se Korenica e ka aktualizuar pikërisht këtë temë, meqë e di që do të marrë vëmendje.  

“Ok, krejt në rregull Visar, por ku ishe ti që sa vjet për të fol e ngritur zërin për ndalesën nëpër shkolla që u është bërë vajzave me shamia vazhdimisht, pikërisht për shkak të udhëzimit që partia jote ka premtuar se do të bëjë ndryshime. Apo, duke e pas të qartë shumë mirë se një temë si kjo merr gjithmonë vëmendje, e paske filluar fushatën qysh tash. Pse nuk veprove edhe më herët kështu? Mundësinë e ke pas, por thjesht nuk të ka interesu, deri sot, sigurisht!”, ka shkruar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat