Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se takimi është zhvilluar në selinë e BE-së në New York.
Ai shkruan po ashtu se takimi vjen përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane, Joseph Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“📍Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor❤️”, ka shkruar Rama në Facebook.