Analisti Driton Tali ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Baton Haxhiu.
Haxhiu ka deklaruar në një emision se “për Perëndimin Vuçiçi është Tito e jo Millosheviç”.
Sipas Talit, Haxhiu paska marrë këshilla që Vuçiqin me paraqit si Titon.
“Se di pse gjithë këtë averzion Batoni ndaj Millosheviçit...”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Batoni patronin e vet (Vuçiçin) e paska krahasu me ish patronin Tito e jo me Millosheviçin (edhe ky ish patron).
Paska thonë: për Perëndimin Vuçiçi është Tito e jo Millosheviç.
Vjet kësi vakti, pas sulmit terrorist në Banjë, pat marrë hygjym me nda diqyshna Vuçiçin prej Radoiçiçit, tashti paska marrë këshilla (se urdhëra Batoni nuk merr 🙂 ) Vuçkën me paraqit si Titën.
Se di pse gjithë këtë averzion Batoni ndaj Millosheviçit, kur Slloba ishte patron i (Stanishiqit) patronin të Batonit!?
Bile, edhe Vuçiçi hala lavde i thurrë Millosheviçit dhe për çdo përvjetor i bon homazhe të vorri.
Nashta po pret edhe pak me harru gjinja e me u ftofë gjakrat, si do që Abdylhamitin e Dytë p'e paraqesin si human e proshiptar.