Driton Tali “godet” Haxhiun: Batoni patronin e vet e paska krahasu me ish patronin Tito e jo me Millosheviçin!

Aktuale

Driton Tali “godet” Haxhiun: Batoni patronin e vet e paska krahasu me ish patronin Tito e jo me Millosheviçin!

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2024 Në ora: 14:54
Aleksander Vuçiq

Analisti Driton Tali ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Baton Haxhiu.

Haxhiu ka deklaruar në një emision se “për Perëndimin Vuçiçi është Tito e jo Millosheviç”.

Sipas Talit, Haxhiu paska marrë këshilla që Vuçiqin me paraqit si Titon.

“Se di pse gjithë këtë averzion Batoni ndaj Millosheviçit...”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Batoni patronin e vet (Vuçiçin) e paska krahasu me ish patronin Tito e jo me Millosheviçin (edhe ky ish patron).

Paska thonë: për Perëndimin Vuçiçi është Tito e jo Millosheviç.

Vjet kësi vakti, pas sulmit terrorist në Banjë, pat marrë hygjym me nda diqyshna Vuçiçin prej Radoiçiçit, tashti paska marrë këshilla (se urdhëra Batoni nuk merr 🙂 ) Vuçkën me paraqit si Titën.

Se di pse gjithë këtë averzion Batoni ndaj Millosheviçit, kur Slloba ishte patron i (Stanishiqit) patronin të Batonit!?

Bile, edhe Vuçiçi hala lavde i thurrë Millosheviçit dhe për çdo përvjetor i bon homazhe të vorri.

Nashta po pret edhe pak me harru gjinja e me u ftofë gjakrat, si do që Abdylhamitin e Dytë p'e paraqesin si human e proshiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat