Policia e Kosovës ka vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut për të parandaluar kontrabandën në këtë pjesë të veriut të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili ka thënë se aty nuk mund të kalojnë kamionët, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani./