Policia vendos pengesa mbi urën e Bërnjakut, kjo është arsyeja

Aktuale

Policia vendos pengesa mbi urën e Bërnjakut, kjo është arsyeja

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 14:34
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut për të parandaluar kontrabandën në këtë pjesë të veriut të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili ka thënë se aty nuk mund të kalojnë kamionët, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të  kontrabandës.

Image
Foto nga vendngjarja

Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat