Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, sot në Kuvend ka ngritur çështjen e një vajze në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë, të cilës i është ndalur mësimi për shkak të bartjes së shamisë.
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka reaguar duke thënë se nuk do të merr pjesë në asnjë votim pa u kther vajza në shkollë.
Postimi i plotë:
Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë!
Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.
Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija.
I të njejtit mendim është edhe deputeti i po kësaj partie, Eman Rrahmani.
“Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë!”.