Bërnabiq: Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova

Aktuale

Bërnabiq: Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:55
Ana Brnabiç

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se shteti i saj “kurrë nuk do të heqë dorë nga ajo që Beogradi pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe se  kjo sipas Bërnabiqit, është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-ës.

Sipas kryekuvendares serbe ata që ajo i quan  “të mëdhenjtë e të fuqishmit” ndihmuan Kosovën të shpall pavarësinë më 2008.

Që nga atëherë, Bërnabiq, shton se është hapur “Kutia e Pandorës” dhe janë krijuar precedentë dhe standarde të dyfishta, të cilat standarde serbja tha që të mëdhenjtë e të fuqishmit do t’i keqpërdorin sa herë që atyre iu konvenon.

Pos kësaj, ish-kryeministrja serbe shkoi shumë larg duke thënë se fjalimi i presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e OKB-ës, ku e përmendi edhe Kosovën, do të jehojë gjatë nëpër korridoret e OKB-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat