Konjufca: Së paku tre deputetë të LVV-së nuk votojnë asgjë

Aktuale

Konjufca: Së paku tre deputetë të LVV-së nuk votojnë asgjë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Sërish ka dështuar miratimi i amendamentit të propozuar nga deputeti i LVV-së, Visar Korenica. Vetëm 38 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim për projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.as dështimit të këtyre projektligjeve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar për diskutim shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Konjufca: Tre deputetë të mazhorancës nuk votojnë asgjë

“Me sa po e kuptojë gjendjen brenda grupit të mazhorancës, së paku tre deputetë nuk do të votojnë asgjë, asnjë projektligj.

Kështu që nuk ka kuorum Kuvendi për të vazhduar. Caktojmë ndonjë ditë një seancë tjetër, me gjasë javën e ardhshme”, deklaroi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat