Profesori nga Parisi rendit idetë e Ramës ndër vite: Cila nga këto ide ishte në vijë me interesin e Kosovës apo interesin shqiptar në Ballkan?

Aktuale

Profesori nga Parisi rendit idetë e Ramës ndër vite: Cila nga këto ide ishte në vijë me interesin e Kosovës apo interesin shqiptar në Ballkan?

Nga: N.E Më: 26 shtator 2024 Në ora: 11:21
Edi Rama

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka renditur disa nga idetë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, vitet e fundit.

“- Ndarja e Kosoves / propozim serb i mbështetur nga Rama dhe nga bandat politike të Kosovës bashkë me mediat kriminale.

- Konferenca ndërkombetare për definimin e statusit të Kosoves / propozim që nënkuptonte se Kosova nuk ishte shtet i kryer edhe 15 vite pas pavarësisë.

- Ballkani i hapur / ide serbe që synim kishte ngrirjen e Kosovës si çështje politike e pazgjidhur, jo pranimin e saj si shtet.

- Statuti i asociacionit të komunave serbe / punim-propozim serb i publikuar dhe mbështetur nga Edi Rama (pa e ditë as ku gjenden komunat në fjalë).

- Futja e veriut nën kontroll ekskluziv të NATO-s si « tokë e askujt » derisa Albin Kurti t’i pranojë kushtet e Serbisë në dialog të transmetuara përmes Lajqakut.

- Krijimi i një mikro shteti në Tiranë si « Vatikani i Bektashizmit » / Ide absurde në dhunim të të gjitha parimeve kushtetuese dhe të të gjitha përpjekjeve për bashkëjetesë fetare”, ka shkruar Kraki në një postim në Facebook.

Tutje, ai pyet nëse ndonjëra nga këto ide ishte në vijë me interesin e Kosovës apo interesin shqiptar në Ballkan.

“Cila nga këto ide ishte në vijë me interesin e Kosovës apo interesin shqiptar në Ballkan. Anjëra. A ka nevojë për analiza tjera? Jo!”, ka përfunduar Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat