Ambasadori i Suedisë: I zhgënjyer me dialogun që s’po ecë para

Aktuale

Ambasadori i Suedisë: I zhgënjyer me dialogun që s’po ecë para

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 09:47
Jonas Westerlund

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në  Kanal10, Westerlund ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në dialogun e brendshëm duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të komuniteti serb në veri të Kosovës.

“Jam i zhgënjyer me normalizimin e dialogut i cili nuk po ecën përpara dhe për këtë arsye mendoj që është thelbësore që të kemi dialog kombëtar apo dialog vendor për t’u përqendruar tek çështjet e vërteta qeveria të ofrojë shërbime.

Shembull: Pastrimi i lumit Ibër, pastaj restaurimi i fushës së futbollit në Leposaviq, pra është mirë që të kemi këtë dialog të brendshëm”, ka thënë ambasadori Westerlund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat