Zotëria i parë i Kosovës, i vetmi burrë mes zonjave të para në pritjen e organizuar nga Jill Biden

Aktuale

Zotëria i parë i Kosovës, i vetmi burrë mes zonjave të para në pritjen e organizuar nga Jill Biden

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 08:58
Foto nga takimi

Liderët botërorë këto ditë janë mbledhur në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithsme të OKB-së.

Të gjithë liderët ishin të shoqëruar edhe me partnerët e tyre, shumica prej të cilave ishin gra. I vetmi në mesin e partnerëve të gjinisë mashkullore ishte bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Zotëria i parë i shtetit ka ndarë një foto të organizimit të një pritjeje të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, për gratë dhe partnerët e liderëve që marrin pjesë në mbledhjen e 78 të Asmablesë së Përgjithshme të OKB-së.

Krah Zonjës së Parë të SHBA-ve në anën e majtë të saj shihet Prindon Sadiru, kurse në anën e dajthtë të saj, ndodhet bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayipp Erdogan, Emine Erdogan.

Sadriu në një postim në Facebook ka shkruar se ishte nder i madh për të që të qëndrojë krah Jill Biden.

“Kontributi i familjes Biden për Kosovën është i jashtëzakonshëm, ashtu si janë edhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve tona. Ishte një nder i madh për mua të qëndroja krah saj në fotografinë e fundit familjare, së bashku me zonjat e para nga shtetet e tjera. Po ashtu, ndjeva një privilegj të veçantë që isha ulur në tavolinën kryesore pranë saj, si nikoqire e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Sadriu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat