​26 vjet nga masakra në Abrinë e Epërme

Aktuale

​26 vjet nga masakra në Abrinë e Epërme

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 07:33
​26 vjet nga masakra në Abrinë e Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94-vjeç.

Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’iu shpëtuar sulmeve serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphaneje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat