Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 07:31
Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dje në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

E gjithë dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun.

Seanca ka zgjatur më shumë se zakonisht dhe sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, kjo ka ndodhur me qellim që të përfundojë dëshmia e dëshmitarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat