Sulmet e VV-së ndaj Bajramit, Kica-Xhelili: Asnjë fjalë për ftesën e Dejona Mihalit nga Prokuria

Aktuale

Sulmet e VV-së ndaj Bajramit, Kica-Xhelili: Asnjë fjalë për ftesën e Dejona Mihalit nga Prokuria

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 00:55
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar atyre që ajo i ka quajtur “marioneta të VV-së” pas sulmeve në adresë të deputetes Hykmete Bajrami.

Ajo ka rikujtuar se të njëjtit kanë zgjedhur heshtjen në lidhje me ftesën e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale.

Postimi:

Ca marioneta të VV qenkan djegur keq nga demolimet që Hykmete Bajrami ua bëri qeverisë për propagandën me numra.

E, interesant, asnjë fjalë nuk po e thonë për prokurorinë speciale e arsyet pse u ftua në intervistë Dejona. Hë? Asgjë? Hiç? Diçka për mesazhet me Nagipin?

Veç vazhdoni mbani shpresë që populli ha bar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat