Shkodra: Policia merret me elemente që sfidojnë rendin kushtetues, s’po instrumentalizohet

Aktuale

Shkodra: Policia merret me elemente që sfidojnë rendin kushtetues, s’po instrumentalizohet

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 00:50
Selam Shkodra

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra nuk beson që Policia e Kosovës po instrumentalizohet në veri nga ana e qeverisë.

Ai duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan që e tha këtë pas disa aksioneve në veri, u shpreh se Policia e Kosovës ka punë që të merret me elemente që cenojnë rendin kushtetues.

Shkodra tha se policia nuk po përdoret kundër oponentëve politik apo ndonjë etnie me qëllim të diskriminimit.

“Nuk e shoh që ka instrumentalizim, policia atë punë ka me bë, nuk është përdor kundër oponentëve politik apo të një etnie të caktuar për të diskriminuar dikën. Është përdor kudër grupeve kriminale, paraushtarake siç ka qenë ai i kryesuar nga Radoiçiq dhe kundër atyre elementëve që kanë sfdiu rendin kushtetues”, tha Shkodra.

Paralajmërimet se mund të ndalet bashkëpunimi edhe me Policinë e Kosovës me aleatët për shkak të veprimeve jo koordinuese, Shkodra ka thënë se duhet të shërbejnë për reflektim

“Deklarata që duhet t’i bëjnë qeveritarët që të reflektojnë të ofrohen më shumë në negociata bisedime me partnerët tanë”, ka thënë Shkodra.

Ditë më parë në emisionin “InfoNata” ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se policia më nuk ka trajnime e bashkëpunime me shtetet aleate si masë e veprimeve të Qeverisë në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat