Analistët për deklaratën e Hovenier, jo e mirë për vendin - tregon për marrëdhëniet me SHBA-në

Aktuale

Analistët për deklaratën e Hovenier, jo e mirë për vendin - tregon për marrëdhëniet me SHBA-në

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 00:16
Jeffery Hovenier

Deklarata e dhënë nga ambasadori amerikan Jeffery Hovenier, sipas njohësve të çështjeve politike po vlerësohet jo e mirë për Kosovën.

Sipas tyre kjo deklaratë tregon raportet jo të mira ndërmjet Qeverisë dhe ShBA-së.

Ish- diplomati dhe profesori universitar, Blerim Canaj, ka thënë se kjo deklaratë është për t’i treguar edhe popullit të Kosovës për marrëdhëniet jo të mira të Kosovës me ShBA-në

“Diplomatet e shteteve tona po flasin me publikun dhe atë që çka po e thonë në publik. Nuk e besoj që Qeverisë nuk i është parashutuar kjo pakënaqësi, por si duket kanë qenë të padëgjueshëm. Dhe ka ardhur koha tani që edhe publiku ta dijë se ku qëndrojnë marrëdhëniet tona me Amerikën. Kjo po tregon që nuk i kemi marrëdhëniet e mira me Amerikën”, ka thënë Canaj.

Deklaratë jo të mirë për vendin atë çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier e ka vlerësuar edhe Selam Shkodra njohës i çështjeve politike.

“Deklaratë jo e mirë për vendin, sepse fjala e ambasadorin amerikan ka peshë. Kjo le të kuptohet se situata e mirëkuptimit mes akterëve që kanë pas kontakt me ambasadorin gjatë kësaj kohe me gjasë ka qenë e vështirë në procese dialoguese. Besoj që kjo deklaratë nuk tregon krejt për marrëdhëniet me SHBA-në dhe vendit tonë pasi ka pasur të tilla deklarata edhe nga abasadorët tjerë amerikan”, tha Shkodra.

Hovenier të mërkurën gjatë Samitit të Kosovës për Paqe e Demokraci (KPDS) pati një porosi jo të zakontë për një diplomat.

“Gjyshi im ka thënë, dhe ju lutem më falni për karakterin e shëmtuar paksa, se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian dhe evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”, tha ai gjatë fjalimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat