Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Aktuale

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:04
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, është e mangët nëse nuk përfshihen , kreu i ushtrisë së serbe dhe komandanti i kazermës Pasulanski Livade.

Ai ka thënë se mospërfshirja e tyre në aktakuzë amniston Serbinë si të përfshirë direkt në sulm.

Sveçla në një intervistë ka thënë se përveç armatimit që i është dhënë këtij grupi ata kanë kryer edhe ushtrime ushtarake në kazermën e ushtrisë serbe.

“Aktakuza për mu është e paplotë përderisa nuk është komandanti i kazermës Pasulanski Livade, zëvendësi i tij, komandanti i ushtrisë së Serbisë. Mungesa e përfshirjes së tyre amniston Serbinë si e përfshirë direkt në sulmin e Banjskës. Nuk mund të ndodhë që gjithë ai ushtrim ushtarak të ndodhë në një kazermë zyrtare pa lejen e komandantit”, është shprehur Sveçla.

Ai ka thënë se aktakuza e kufizuar vetëm në individët që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë për të është e çuditshe.

Më 11 shtator Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakzuë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiq për sulmin në Banjskë. Ata akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe shpërlarje parash.

Në aktakuzë thuhet se grupi terrorist kishte për synim aneksimin e veriut të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë.

Prandaj kufizimi vetëm në indvidët të cilët kanë qenë pjesë e sulmit për mu është pak i çuditshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat