Sveçla: Serbia u shpërfaq çfarë është, pas sulmit në Banjskë situatë ndryshe politike

Aktuale

Sveçla: Serbia u shpërfaq çfarë është, pas sulmit në Banjskë situatë ndryshe politike

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 22:58
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, përveç fitores në aksion tani sipas tij, kemi një polici më të aftë dhe më profesionale.

Sveçla ka thënë se ka edhe një situatë ndryshe politike dhe diplomatike.

Sipas tij kjo, pasi Serbia u shpërfaq në plotëni.

“Përveç suksesit të fitores nga ky aksion kemi një polici shumë më të aftë dhe shumë më profesionale poashtu kemi një situatë absolut ndryshe politike dhe diplomatike, sepse edhe njëherë Serbia u shpërfaq në plotëni se çfarë vendi është, çfarë fqinji është e mendon që ti mbush aspiratat e saj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat