Jabllanoviç shpalos fotografi: Këta janë njerëzit që po më ndjekin!

Aktuale

Jabllanoviç shpalos fotografi: Këta janë njerëzit që po më ndjekin!

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 22:06
Aleksandar Jabllanoviç

Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç ka thënë se është në shënjetës të një grupi të organizuar që po e përcjellin.

Jabllanoviç ka thënë se ndihet i rrezikuar për jetën e tij.

“Unë si serb, si ish anëtar i Qeverisë së Kosovës si kryetar i një partie politike, jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë dhe unë si njëri frikësohem që kjo përcjellje nuk ka për qëllim eliminimin tim sepse ndoshta i pengojë dikujt”, ka thënë Jabllanoviç.

Ai madje ka publikuar edhe disa fotografi të personave të cilës sipas tij, po e ndjekin atë që një kohë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat