Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq është shkarkuar nga detyra.
Burimet kanë thënë se ajo është shkarkuar për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
“Dite me pare Radomiroviq është shkarkuar pasi qe nuk ka bashkëpunuar me kryetarin e Komunës se Leposaviqit, Lulzim Hetemi deri sa edhe e ka kërcënuar me një padi ne Gjykate”, ka thënë ky burim.
Lajmi nuk është konfirmuar deri tash nga Qeveria e Kosovës.
Emri i Radoica Radomiroviqit është përfolur në media, opinion e nga opozita se ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.