Specialja s’ia aprovon Kilajt pushimin në deti

Aktuale

Specialja s’ia aprovon Kilajt pushimin në deti

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:15
Isni Kilaj

Gjykatësja e vetme ia ka hedhur hedh poshtë kërkesën për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt

Në versionin publik të vendimit të dorëzuar më 24 shtator 2024, gjykatësja e vetme në çështjen Isni Kilaj hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt, të cilat ishin përcaktuar në maj të këtij viti.

Mbrojtja kërkoi ndryshimin e përkohshëm të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtojë në Shqipëri, mirëpo gjykatësja Marjorie Masselot (Marzhori Masëlo) përcaktoi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të Ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat