Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Rui, është takuar sot në presidencë me shefen e shtetit, Vjosa Osmanin. De Riu e ka bërë publik njoftimin për takimin, duke treguar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Gjithashtu ai ka thënë se në këtë takim është folur edhe për përkrahjen e Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multi-etnike.
“Ambasadori Antonello De Riu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar zhvillimet e fundit.
Në bisedë u theksua mbështetja e vendosur të Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multietnike”, thuhet në njoftim.
Postimi
Ambassador Antonello De Riu met with President @VjosaOsmaniPRKS to discuss recent developments. The conversation stressed #Italy’s resolute backing for a secure and multi-ethnic #Kosovo. The meeting also served as an opportunity to send well-wishes to departing DHM Ugo Ferrero pic.twitter.com/7UgghPv8yS
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) August 1, 2024