Xhevdet Pozhari, analist ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar marrëdhënies në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Në shkrimin e tij, Pozhari ka bërë një analizë të raporteve tashmë 4-vjeçare të Kurtit e Osmanit.
“Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti - Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë - Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja” – ka shkruar ai.
Ndërsa kur komentoi çarjen mes këtyre dy liderëve, Pozhari shkroi se “dardha e nxorri bishtin”.
“Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë - ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi "thundrën e hekurt". Asociacioni!
Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet "e vogla" filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin” – ka shkruar ai.