Sherifi: Asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve

Aktuale

Sherifi: Asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 16:53
Bilall Sherifi

Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë qeveri më të pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve të Trepçës.

Ai ka thënë se mosreagimi qeveritar është i turpshëm, teksa ka uruar që në të ardhmen të mos ketë një qeveri, si Qeveria Kurti.

Reagimi i tij:

Deri më sot në Kosovë asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të punëtorëve siç janë minatorët, të cilët përveç punës së rëndë, çdo ditë u ekspozohen rreziqeve për jetën!

Dhe, krejt kjo, ndodhë me një qeveri që deklaron se është socialdemokrate!

E turpshme!

Uroj që kurrë më në të ardhmen të mos kemi një qeveri e tillë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat