“Ti vazhdoje punën”, Panduri tregon mesazhin nga Policia pas kërcënimeve rreth emisioneve me “emrat e UDB-së”

Aktuale

“Ti vazhdoje punën”, Panduri tregon mesazhin nga Policia pas kërcënimeve rreth emisioneve me “emrat e UDB-së”

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 16:52
Ermal Panduri

Moderatori Ermal Panduri ka shkruar në rrjete sociale, një mesazh që thoë se e ka marrë nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, Policia i ka thënë: “Ti vazhdoje punën tande, e me kërcënimet mirremi ne”.

Kjo pas emisioneve ku ish të burgosur politik po rrëfejnë emrat e personave që pretendojnë se kanë qenë me UDB-në e Serbisë.

“Ky mesazh ka peshë pak ma të madhe se mesazhet e miqve e familjarëve, për shkak se vjen nga Institucioni kryesor i sigurisë në vend. Policia❤️”, ka shkruar Panduri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat