Haradinaj: Osmani t’u kërkojë falje qytetarëve, kurse deputetët e VV-së s’janë tjetër veç robë të Dejona Mihalit

Aktuale

Haradinaj: Osmani t’u kërkojë falje qytetarëve, kurse deputetët e VV-së s’janë tjetër veç robë të Dejona Mihalit

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 16:12
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ndër të tjerash foli edhe për presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se është koha e duhur që presidentja Osmani t’i kërkoj falje qytetarëve të vendit.

“…se në ato që besoi dikur nuk kanë ndodhur, se ka realizuar atë pritje atë besim që ndoshta e pati presidentja, pra nëse nuk e ka tash”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu tha se s ai përket deklaratave të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, ata as nuk flasin vetë por e kanë përfaqësuesen e tyre Dejona Mihali, që s’i lë as të flasë.

“Tek z.Bajqinovci e të tjerët kuptohet se i kanë të shkruara prej Dejonës çka me thanë, se ata nuk flasin me mendjen e vetë, pra fatkeqësisht janë rob pa e marrë porosinë e heshtin. Në rastin konkret mendoj se Kurti veprimin më të mirë që kish mund me e bë përveç dorëheqjes së vet, me e çliru Kosovën nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali e Bajqinovcit po i them të gjithëve se në qeverisjen tonë tonë  është realizu statusi i Trepcës, tani shihni si i kanë lënë minatorët, Ushtria e Kosovës, tri ligje të ushtrisë, pavarësimi energjetik dhe në atë kohë Radojiciq ka rënë në konflikt me ligjin, ligji e ka ndjek jo unë” ,tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat