“Tërbohet Beogradi dhe Athina”/ Avokati shqiptar: Këto janë katër arsye historike në favor të shqiptarëve - Prisni dhe shikoni...

Aktuale

“Tërbohet Beogradi dhe Athina”/ Avokati shqiptar: Këto janë katër arsye historike në favor të shqiptarëve - Prisni dhe shikoni...

Nga: A.SH Më: 1 gusht 2024 Në ora: 13:58
Spartak Ngjela

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka folur rreth bashkimit të shqiptarëve dhe tërbimit të Serbisë dhe Greqisë në lidhje me këtë.

Ai ka thënë se historia po ec në favor të shqiptarëve, duke shtuar se “politikën e Serbisë, por edhe reaksionin grek antishqiptar, po i shqetëson shumë Tirana dhe Prishtina në ritmin e tyre të zhvillimit, por edhe arrestimi i Sali Berishës gjithashtu”.

Shkrimi i plotë i Ngjelës:

Edhe Beogradi edhe Athina, kuptohet se janë me shume shqetësim për nivelin në ngritje që po kanë shqiptaret drejt qytetërimit evropian.

I.

Le të shqetësohen, se shqiptarët tani e arritën forcën kombëtare që i kaloi ata: nga një popull i pushtuar dhe i shpërndarë nëpër të gjithë Ballkanin e nëpër botë, në një kombësi me vlerë të veçantë historike, që ndërkohë po jeton në dy shtete të pavarur shqiptare: Shqipërinë dhe Kosovën - por dhe në një shtet të tretë shqiptar që kuptohet se po vjen: Maqedonia e Veriut.

Kurse...

Politikën e Serbisë, por edhe reaksionin grek antishqiptar, po i shqetëson shumë Tirana dhe Prishtina në ritmin e tyre të zhvillimit, por edhe arrestimi i Sali Berishës gjithashtu.

Ata, gjithë jetës së tyre kombëtare, frikën e kanë pasur tek shqiptaret, dhe gjithmonë shqiptarët i kanë dominuar, në mbi njëqind vjet, me njerëzit e vet të blerë e të korruotuar që i kanë përdorur për të shpërbërë Shqipërinë.

Por, me një befasi historike që nuk e kishin pritur, këta pushtues, jo që nuk i bënë dot gjë Shqipërisë, por në histori iu doli përballë edhe një shtet i dytë shqiptar në Gadishullin Ilirik.

Ja, kjo është arsyeja që, brenda tyre, ata sot po ziejnë nga tërbimi, kur i thonë vetes: "ilirët po e marrin Ilirinë e tyre, në dy apo në tri shtete shqiptare, por, a do të bashkohen?"

Iu pushtuan territore të gjera shqiptarëve në qindra vjet, i vranë, i persekutuan mizorisht, por nuk i mposhtën dot, dhe shqiptarët sot janë në dy shtetet të pavarur në Ballkanin Perëndimor.

Nuk lejuan asnjë shkollë shqipe në Greqi kur shqiptarët (arvanitasit) ishin e janë miliona në Greqi. Dhe ende nuk po e lejojnë shkollën shqipe në Greqi.

Por...

Nuk i mposhtën dot shqiptarët, dhe sot kuptohet që reaksioni grek brenda dëshpërimit të vet, ka edhe arsyen e dorrëzimit në këtë luftë të pasionit të tyre historik. Se tani, ata nuk e fshehin dot që në territorin e Greqisë, vetëm arvanitasit janë autoktonë.

Dhe historia po ecën në ndihmë e në favor të shqiptarëve. Dhe duhet të kuptohet qartë se historinë e zhvillimit kombëtar, historinë e kultit patriotik të kombit të vet, e bëjnë gjithmonë vetëm ata individë që lartësohen si heronj, që nuk e pyesin jetën e tyre para atdheut dhe zhvillimit kombëtar, dhe që e dine me bindje të plotë që jeta individuale jashtë kombit dhe atdheut tënd te lire, nuk ka asnjë vlerë.

II.

Është një kohë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve kjo. Kurse pavarësia e Kosovës, si një shtet i dytë i shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, jo vetëm që e ka shqetësuar reaksionin grek antishqiptar, por edhe e ka ligshtuar atë në lidhje me historinë e ardhshme, sepse, sot, në Ballkanin Perëndimor janë rreshtuar katër arsye historike në favor të shqiptarëve:

Një shtet i dytë shqiptar me pavarësi të plotë.

Një aleancë e fuqishme e Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një mundësi e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Një mundësi që, ashtu siç filloi çështja e Kosovës, të fillojë edhe çështja e Çamërisë.

Të gjitha këto janë vendosur sot në një zë historik. Por, në Tiranë dhe në Prishtinë politikat e të dy vendeve drejtohen nga individë që kuptohet se ende nuk e njohin historinë reale të Shqipërisë.

Historia është shkencë, dhe, si e tille, ajo ka lidhje vetëm me të vërtetën. Prandaj të gjithë ata pushtues territoresh që e kanë fshehur ose e kanë falsifikuar historinë, kanë rënë në një faliment të plotë historik.

E ardhmja historike e së vërtetës nuk e fal pushtuesin e territoreve të një shteti tjetër, dhe as faksifikatorin e historisë.

Kjo është sot një e vërtetë absolute, prandaj dhe historia po e kërkon që, si në Tiranë edhe në Prishtinë, të vijnë në pushtet shqiptarët e ndershëm që priren nga patriotizmi shqiptar. Kjo është një kërkesë me rëndësi të madhe që shqiptarëve po ua kërkon historia.

III.

Historia u ka dhënë shqiptarëve sot dy shtete shqiptarësh në Gadishullin Ilirik, por nuk u ka dhënë ende dy qeveri të mirëfillta patriotike shqiptarësh, që dinë të qeverisin me ndershmëri, por edhe në respekt sublim kundrejt historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Patriotizmi është themeli në drejtimin e një shteti të pavarur. Kurse ne sot shohim dy shtete shqiptare, por edhe dy qeveri që nuk po dine ta bëjnë politikën e shqiptarisë, sepse, mbi të gjitha, nuk drejtohen nga individë që e kuptojnë saktë, nuk janë kundër, por nuk po e bëjnë këtë dhe ta kenë patriotizmin shqiptar dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve, si devizën e qëllimit të tyre parësor në veprimtarinë e tyre të drejtimit politik të Kosovës e të Shqipërisë.

Gjithsesi ajo është rruga, dhe të dy shtetet e Shqipërisë etnike aty do të shkojnë, sepse historia po ecën në favor të së vërtetës shqiptare...

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat