Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar për një deklaratë të publicistit Veton Surroi, i cili ka përmendur ish-ambasadorin amerikan për dialogun Richard Grenell.
Gacaferi e ka cilësuar si të saktë deklaratën e Surroit, i cili tha se Grenellit i kishin shkuar në zyre zyrtarë nga Kosova, duke u shprehur të gatshëm për “ndarjen e Kosovës” nëse rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit.
“Veton Surroi: "Donald Trump nuk u zgjua një mëngjes dhe vendosi që ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës; një numër zyrtarësh të Kosovës shkuan tek ambasadori i tij në Berlin, Richard Grenell dhe i thanë se ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, për ndarjen e Kosovës"
Saktë dhe 100% kështu e tha Grenell në mediat gjermane para dy javësh, se PDK e LDK më erdhën dhe me thanë se jemi gati për marrëveshjen me Serbinë për ndarjen e Kosovës, por së pari duhet larguar Albin Kurtin nga pushteti, sepse ky po na pengon qe t'a arrijmë këtë marrëveshje me Vuçiqin”, ka shkruar Gacaferi në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.
Ai ka rikujtuar edhe deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe të kësaj partie.
“Tash paramendoni, kur dilke Luta e thoshte se Serbisë duhet me ia dhënë 17 fshatra të Kosovës ose Serbisë duhet mi dhënë diçka, këta të LDK-së, thoshin: Nuk është qëndrimi i LDK-së, po është qëndrim personal i Lutës!!!!
E në anën tjetër punonin me Hashimin ditë e natë qysh mi copëtu Kosovën dhe i shkojshin në zyre Grenellit e i thojshin: Neve qysh t'na urdhëron Hashimi, veprojmë, ama Kurtin na heqni qafesh!
Tash po del që jo vetëm "Liria ka emër", por edhe "Tradhtia ka emër"”, ka thënë anëtari i Guxo.