Kurti pritet nga Macron para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

Aktuale

Kurti pritet nga Macron para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 16:48
Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Këtë e ka bërë vetë Kurti teksa ka shpërndarë edhe një video në Facebook.

Postimi:

“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat