Sejdiu: Sivjet e lanë punën 61 mjekë në Kosovë

Aktuale

Sejdiu: Sivjet e lanë punën 61 mjekë në Kosovë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 08:16
Pleurat Sejdiu

Nga janari i këtij viti e deri më tash 61 mjekë kanë kërkuar vërtetime për largim e punësim jashtë Kosovës.

Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve, thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Kështu po thotë kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu potencoi se njëra ndër arsyet kryesore për largimin e mjekëve është çështja e pagës.

“Janë 61 mjekë që kanë tërhequr vërtetimet me qëllim largimi dhe punësimi jashtë Kosovës. Arsyet janë të shumta, por kryesorja ajo e pagave dhe kushtet e punës”, njoftoi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat