Ramadani për rastin e RTK-së: Qysh është e mundshme mos me e thirrë njeriun me e pyet para se me publiku lajmin

Aktuale

Ramadani për rastin e RTK-së: Qysh është e mundshme mos me e thirrë njeriun me e pyet para se me publiku lajmin

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 00:42
Burim Ramadani

Burim Ramadani, ka komentuar të mërkurën, mënyrën sesi u sulmuan mediat përmes mediumit publik, RTK.

Kjo pas një lajmi të RTK-së, të hënën, ku duke shkelur të gjitha standardet gazetareske etiketohen dy media kosovare, Nacionale dhe Periskopi si të “lidhura me Serbinë”.

Ramadani tha se ka qenë një kohë gazetar, dhe nuk e dinë sesi nuk janë kontaktuar dy përfaqësuesit e mediumeve para se të publikohet lajmi.

“Institucioni i RTK-së është shteti. Edhe unë kam qenë pak gazetar, si është e mundur mos me thirr neriun cili është komenti yt para se me hedh lajmin”.

“Shteti nuk guxon me i shantazhu qytetaret e vet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat