Kryeziu: Vendimi i BE-së për serbët e Kosovës prek sovranitetin e vendit, ndërlidhet me Asociacionin

Aktuale

Kryeziu: Vendimi i BE-së për serbët e Kosovës prek sovranitetin e vendit, ndërlidhet me Asociacionin

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 23:42
Kadri Kryeziu

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimi i Këshillit të BE-së që qytetarët serb të Kosovës të lëvizin me pasaporta të Serbisë në zonën Schengen, është qasje e gabuar dhe denigruese.

Ai ka thënë se ky vendim prek interesat institucionale të dhe rendit juridik e kushtetues të Kosovës.

Kryeziu ka thënë se ky vendim ndërlidhet me formimin e Asociacionit me të cilin sipas tij parashihej shuarja e komunave paralele ku janë lëshuar dokumente.

“Veprim i gabueshëm dhe i ndërlikuar për shkak se preken interesa institucionale dhe po ashtu rendi juridik dhe kushtetues i Kosovës. Kjo ngërthehet edhe me çështjen e Asociacionit të qytetarëve serbë dhe gjithë kjo, se këta kanë disa komuna paralele në kuadër të saj që lëshuan dokumentacione për shërbyesit civil dhe në morinë e tyre dokumenteve është edhe letërnjoftimi dhe pasaporta. Është konsideruar se me formimin e Asociacionit do të zhduken këto elemente dhe të integrohen në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, ky vendim dekurajon integrimin e serbëve të Kosovës.

Për këtë vendim kanë reaguar edhe Qeveria dhe Presidenca të cilat e kanë kundërshtuar këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat