Një debat i ashpër u zhvillua mes gazetarit Ilir Mirena dhe profesorit Sadri Ramabaja, pasi ky i fundit tha se mediat kosovare në një periudhë ‘kanë qenë nën tutelën e fuqishme të një grupi të fuqishëm të ashtuquajtur ish-komandant”.
Kjo bëri që Mirena t’i reagojë, duke i kërkuar emra se kush kanë qenë këta persona dhe nën tutelën e kujt kanë qenë.
Më poshtë mund të lexoni pjesë nga debati i tyre:
Ramabaja: Mediat tona në Kosovë përgjithsisht në një periudhë ka qenë nën tutelën e fuqishëm të një grupi të fuqishëm të ashtuquajtur ish komandant.
Mirena: Kur ka qenë, dhe në cilin grup? Se jeni mësu qishtu me fol paushall.
Ramabaja: Lerëm tash të shkoj deri në fund
Mirena: Jo jo trego kur dhe në cilën periudh, përmend emra thuj Ilir Mirena ke qenë tutel e këtina
Ramabaja: Ti s’pom len me fol
Mirena: Spo të lo se jeni mësu me shpif..