Profesori universitar, Milazim Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka thënë se, legalizimi i pasaportave serbe nga ana e BE-së, ka lidhje me projektin ‘bota serbe’.
Ai kujtohen kohën e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte se ‘ku ka një varr serb është Serbi’, ndërsa sipas Vuҫiqit, thotë se ‘ku përdoren pasaportat serbe, është Serbi’.
Profesori Krasniqi thotë se Kosova po dështon, qeveria po festoon.
Postimi i plotë:
Legalizimi i pasaportave serbe për qytetarët e Kosovës nga ana e BE-së, ka lidhje edhe me projektin e “botën serbe.” Në kohën e Millosheviqit thuhej “ku ka një varr serb është Serbi”, me Vuçiqin thuhet “ku përdoren pasaportat serbe, është Serbi.” Ndërsa qeveria e Kosovës po duket si në festë: festë larja në Ujman, festa e domates, festë në kafe te Ura e Ibrit… I ka mbetur të festohet vetëm edhe legalizimi i pasaportave të Serbisë. Kosova po dështon, qeveria po feston.